ITALI– “Unë isha gati të qëlloja atë nga Viterbo, prandaj u frenova,”-kështu u shpreh në Mariglen Muçaj pa e ditur që po dëgjohej nga Policia italiane. 37-vjeçari shqiptar, i njohur me nofkën “Lele”, u prangos gjatë një operacioni antidrogë që çoi në ekzekutimin e dhjetë masave të tjera të arrestit, që ishin lëshuar nga prokurori Livio Sabatini, i cili ka shpërbërë një grup që merrej me trafik droge.
Bashkë me grupin u prangos edhe një nga furnizuesit më të madh të drogës, Ismail Rebeshi, i njohur si “Ermal”. Kjo fjali e kapur në përgjimet e Muaçajt, konfirmoi rrezikshmërinë e bandës që nuk hezitonte të përdorte edhe armët e zjarrit.
Sipas mediave italiane, hetimi për ta nisi që në maj të 2018 dhe vijoi deri një vit më vonë, në momentin e arrestimit të një tjetër 37-vjeçari italian, banor i Anguillara Sabazia, i cili ishte kapur në një makinë me gati 9 kg e gjysmë marijuanë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
U mësua se italiani mbante drogën për llogari të personave të tjerë, duke zbuluar më pas edhe “Lele”, i cili përdorte armë për të trembur rivalët e tij të biznesit. Në një fermë afër Laurentina, pronarët – dy italianë – ishin bërë bashkëpunëtorë të bandës dhe u fshihnin herë pas herë lëndën narkotike.
(k.m/dosja.al)