Connect with us

Showbizz

Edhe pse është në kërkim, Fjolla Morina shijon jetën nga arratia

Published

on

Disa javë më parë Fjolla Morina u arratis nga shtëpia në Kukës, në të cilën duhej të kalonte masën “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata për shkak të akuzës  “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Pas këtij veprimi këngëtarja u akuzua për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Mirëpo kjo gjë duket se nuk e ka ndaluar Fjollën për të shijuar jetën e saj si normalisht. Së fundmi ajo ka publikuar në “Snapchat” disa foto të saj, në të cilat shfaqet përkrah partnerit, Finsik Syla. Thuhet se ditën e djeshme këngëtarja është parë në shoqërinë e familjarëve dhe të afërmeve të saj në një restorant në Kosovë.

Ndërkohë që Fjolla vazhdon të shijojë lirinë e saj nga arratia, policia shqiptare nuk ka rënë ende në gjurmët e këngëtares.