Connect with us

Aktualitet

“Pas gjyqtares së Krujës, ja çfarë pritet të ndodhë me prokurorin …”/ Detaje të tjera nga skema e korrupsionit për lirimin e të burgosurve

Published

on

Pasi SPAK çoi prapa hekurave gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe nëntë të arrestuar të tjerë, ku nëpërmjet korrupsionit favorizohej lirimi i të burgosurve për krime të rënda, shumë shpejt KLP-ja pritet të marrë vendim edhe për prokurorin e denoncuar nga ILD-ja.

Sipas TCh, më 15 shkurt, KLP pritet të shkarkojë prokurorin Bujar Memia.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshilli të Lartë të Prokurorisë shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia, me pretendimin se ka favorizuar lirimin me kusht të Hekuran Billës, i cili u ekzekutua afro një vit pasi doli nga burgu, ekzekutim i kryer në qershor të vitit të shkuar.

Anila Hoxha: Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të dyshuar të tjerë akuzohen nga SPAK për korrupsion. Ata ranë në rrjetë për shkak të krimeve në vitin 2020, pak ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, një ish i dënuar i përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar që fitoi lirinë në Shqipëri. Sipas burimeve të SPAK, nisën hetimet e para për një të burgosur të quajtur Gazmir Nezaj, ndërsa negociohej për lirimin e tij nga avokati Aldo Tabaku.

Për disa muaj SPAK zhvillon hetime intensive, por Hoxha refuzoi lirimin dhe më pas nisën negocimin e parave. Më pas nisën hetimet për Altin Skëndaj, i cili komunikon me Aldo Tabakun për lirimin e një shtetasi tjetër të dënuar dhe ndodhet tani në burg, Saimir Petanin. Për emrat e mësipërm nisin hetimet dhe më 2 shkurt, gjyqtarja ul 6 muaj burg për Petanin dhe parashikoi qe te dilte nga burgu në prill. Më pas hapen dhe dosje të tjera dhe persona që kanë rënë në rrjetën e SPAK krejt rastësisht.

Mjeku Edvin Prifti përgjohej nga SPAK sepse ishte kontaktuar nga sekretarja Mallkuci, e cila kishte ndryshuar renditjen dhe kishte vendosur gjyqtaren Enkelejda Hoxhën. Mallkuci kërkonte shërbim për nënën e saj dhe i pagoi 2 mijë euro ndërsa kjo dosje është e vecuar.

Më 15 shkurt, KLP do të kërkojë edhe shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet.

Ndërmjetësi kryesor në këtë histori korruptive është avokati Aldo Tabaku. Hoxha ka komunikim të drejtpërdrejtë me Tabakun. Ky ka negociuar në të dyja rastet për lirime dhe i fundit është për të dënuarin e ekstraduar nga Italia dhe akuzohej për vrasje dhe i janë ulur 6 muaj nga dënimi. Në një moment, duke diskutuar me familjarët e të burgosurit, Petani u thotë atyre se dhe unë kështu kam vepruar. SPAK ka pritur disa ditë deri ditën e sotme sa të verifikonte se lekët po shkonin në xhepat e gjyqtares.

Një dosje tjetër është e mjekut Shkëlqim Korbi, i cili gjatë përgjimeve rezulton se flet në telefon dhe takohet me familjarë të Petanit. Korbit i kërkojnë të bëjë ekspertizë të rreme, në bazë të së cilës gjyqtarja Hoxha do të lironte Petanin. Më vonë, përgjimet thonë se Hoxha nuk e pret ekspertizën e rreme por e shpall vendimin. Ndërsa Korbi vazhdon dhe bie në një grackë tjetër e po diskuton për një të burgosur tjetër në burgun e Burrelit. Në një moment ai vendos ekspertizën në favor të të burgosurit. Nëse kanë vepruar si grup, do të flasë SPAK. Fakti është që Enkelejda Hoxha, e vendosur nën hetim nga ILD është e përfolur për lirime të personave të botës së krimit, të cilët kanë dalë nga qelia.

Save

Share