Connect with us

Bota

Mario Draghi pranon postin e kryeministrit në Itali, kush janë ministrat që priten të betohen nesër

Published

on

Mediat italiane raportojnë se Mario Draghi ka pranuar postin e kryeministrit dhe ka marrë përsipër detyrën e formimit të qeverisë së re.

Pas takimit që kishte me Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, ai paraqiti listën e ministrave të tij. Draghi i ka besuar ministrinë e Brendshme, Luciana Lamorgese, ndërsa atë të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Daniele Franco është caktuar ministër Ekonomie, ndërsa Massimo Gravaglia-s i është besuar ministria e Turizmit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Mario Draghi pranoi me rezerva detyrën e kryeministrit.

Zgjedhja e ish-presidentit të BQE-së ka ‘tornditur’ jo pak politikën italiane.

“Ne nuk do të votojmë për ekzekutivin teknik”, tha udhëheqësi zyrtar politik i M5s Vito Crimi.

Ndërkohë, Meloni (FdI) e ka cilësuar këtë vendim si; “vota është më e mirë”.

Sakaq, kujtojmë se pak ditë më parë Giusepe Conte dha dorëheqje nga detyra e kryeministrit, ndërsa vendi ishte para zgjedhjes së një emri të ri të kryetarit të qeverisë, apo të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Gazeta shekulli