Connect with us

MOTI

Trashësia e borës arrin 70 centimetër, probleme me qarkullimin në Dibër dhe Bulqizë

Published

on

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë probleme në shumë akse nacionalë, duke bllokuar qindra qytetarë dhe automjete.

Gjatë orëve të mbrëmjes ulja e temperaturave ka bërë që rrugët e Dibrës dhe Bulqizës të ngrijnë dhe të bëhen të kalueshme me shumë vështirësi.

Në aksin Ura e Çereneçit-Librazhd trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetër, ndaj ky aks është i bllokuar nga Ostreni drejt Klenjës.

Aksi nga Pishat deri në Qafën e Buallit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi ka prezencë akulli.

I bllokuar është edhe aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës, ndërsa në aksin Peshkopi – Kala e Dodës është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.news bomb