Connect with us

Aktualitet

Largimi i të rinjve dhe investimet gjermane/ Basha bën krahasimin me vendet e rajonit: Ndreqja e problemit fillon me largimin e përgjegjësit më 25 prill

Published

on

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një krahasim të Shqipërisë me dy vendet e rajonit, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket largimit të të rinjve dhe investimeve gjermane.

Basha thotë se për çdo të ri që largohet nga Serbia, në Shqipëri numërohen 12. Kurse sa i përket investimeve gjermane, në Maqedoni kapin vlerën e 3 miliarëd eurove kurse në Shqipëri 300 milionë.

Sipas tij përgjegjës është Edi Rama dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e tij më 25 prill.

”Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. Po ju citoj drejtpërdrejt atë që më thanë në Berlin: 3 miliard euro investime kemi në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka nevojë për shpjegim?! “Nuk ka nevojë zoti kryetar i opozitës”, -tha . Më shpjegoni se çfarë po shkon keq me vendin tuaj, se ne jemi Ministria Gjermane e Ekonomisë dhe ne na mjaftojnë këto dy shifra për të kuptuar se ku jeni ju. 3 miliardë euro investime në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. 10 herë më pak! Bëhet fjalë për linja prodhimi, për fabrika, bëhet fjalë për transfertë teknologjike, bëhet fjalë për trajnim të krahut të punës, trajnim të kualifikuar, arsim profesional dual. Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi me 25 prill dhe rikthimin e besimit tek politika dhe tek institucionet, se nuk ka instrument tjetër për të shëndoshur shoqërinë. 2 janë prioritetet që unë kam parashtruar me Berlinin zyrtar. Prioriteti i parë është zbatimi në kushtet e Shqipërisë i modelit të trajnimit masiv të rinisë shqiptare përmes edukimit dual. Nevoja për programues në Gjermani është mbi 80 % e 500 mijë programuesve që kërkon gjithë Europa. Interesi i korporatave të tyre, po marr një fushë vetëm, për të zhvendosur një pjesë të programimit në Europën juglindore ka çuar që vetëm në Serbi nga 40 mijë të punësuar të para dy viteve, 21 mijë të jenë në këtë sektor. E dyta që kam kërkuar është ndihmë në investimet private por edhe në bashkëpunimet me investimet publike që i takojnë Shqipërisë për sa i përket infrastrukturës fizike për këtë. Deri më sot ka ndodhur e kundërta. Porti i Hamburgut që është pikë referenciale botërore është përzënë nga porti i Durrësit. Porti i Hamburgut apo i Roterdamit duhet të ishin partnerët natyral të portit të Durrësit. Këto janë dy prioritetet kryesore, infrastruktura ta përmbledh me dy fjalë dhe arsimimi dual”- tha Basha.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. 3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi më 25 prill. #SHQIPERIAFITON tpz.al