Connect with us

Politike

Baton Haxhiu: LSI ka rënie drastike në Berat, merr vetëm 2%; Bushati: Këto sondazhe janë vetëm alibi për vjedhjen e votave

Published

on

Një sondazh i realizuar nga gazetari Baton Haxhiu me Institutin “Gani Bobi” ka treguar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rënie drastike të elektoratit në Berat.

Sipas Baton Haxhiut, në zgjedhjet e 25 prillit LSI do të marrë vetëm 2% të votave në qarkun e Beratit, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 arriti të siguronte 23.6% të votave, ose 2 mandate deputetësh.

Analisti tha në Euroneës Albania se zgjodhi këtë qark pasi njihet si një “bastion” i Ilir Metës, ndaj në këtë mënyrë mund të shihet si ka ndryshuar elektorati i LSI.

Ndërkohë analisti tjetër Andi Bushatiu shpreh se nuk i beson sondazhit, duke u shprehur se këto sondazhe që nxjerrin fituese PS-në po bëhen për të krijuar alibi për vjedhjen e votave.

“Rama është kthyer në një klloun me çantë vaksinash në dorë se nuk ka asnjë arritje. Është aq dobët Edi Rama sa të mendosh që i ikin votat një partie opozitare dhe i shkojnë qeverisë është absurditet. Sondazhet po bëhen si alibi për të justifikuar masakrën dhe vjedhjen e votave nga Rama”, tha Bushati. news bomb.