Connect with us

Fotolajm

“Fakti që je kryeministër nuk të jep të drejtë të jesh tallës”, qytetarët replikojnë me Ramën: Nuk është private Shqipëria (Foto)

Published

on

Kryeministri Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku reagon apo poston foto apo video nga aktivitetet e tij të përditshme. Sigurisht që postimet e tij nuk kalojnë pa u komentuar edhe nga shqiptarët, të cilët duket se e kanë më të letë ta gjejnë kryeministrin në “Facebook”, “Instagram” apo “Twitter”.

Së fundmi Rama ka kërkuar një mandat të tretë dhe ka listuar disa nga punët që duhen bërë në 4 vitet e ardhshme, mes të cilave përfundimi i projekteve të rindërtimit.

Por duket se qytetarëve nuk iu pëlqen ide që Rama të qeverisë edhe për 4 vitet e ardhshme dhe këtë ia kanë treguar përmes komenteve. Një nga komentuesit në “Facebook”, i thotë që ai duhet të largohet dhe se projektet mund t’i vazhdojë qeveria që vjen. Ndërsa i kujton kryeministrit se “Nuk është private Shqipëria”.

Ky koment nuk është anashkaluar nga Rama, i cili ia ka kthyer se betejat dhe punët nuk i lë në mes dhe se vendimin për të ardhmen e merr populli.

Ndërsa një tjetër komentues i ka kujtuar se pavarësisht faktit se është kryeministër nuk mund të ironizojë apo të tallë gjatë gjithë kohës.

Ee verteta e thene cope nuk eshte tallje dhe humori eshte e vetmja arme perballe sharjeve, akuza e perqeshjeve! Por nje gje nuk duhet ngaterruar, populli, qytetaret, njerezit sic i quan ti, me individe qe shkruajne ketu pa asnje edukate e asnje respekt per gjuhen shqipe! Prandaj kur te lexosh pergjigjet e mia me humor mos harro te lexosh kujt i drejtohem, nje individi qe s’eshte as popull, as qytetar, po thjesht nje individ brutal!”-shkruan Rama.