Connect with us

Aktualitet

Carlo Bollino: Shëndetësia në Shqipëri është falas, problemi janë mjekët e korruptuar

Published

on

Analisti Carlo Bollino thotë se në Shqipëri shëndetësia është falas. Sipas Bollinos, problem është korrupsioni i mjekëve.

Analisti deklaroi në Top Channel se, problemi është se mjekët marrin para, pasi shëndetësia është falas.

“Me shëndetësi falas nënkuptojmë që qytetarët nuk paguajnë një shërbim por e paguan shteti. Përpjekja e qeverisë është që të ofrohet shëndetësi falas. Kemi dy koncesione ku kemi check up fala dhe kontrolle falas. Është zgjeruar gama e ilaçeve falas.

Pyetje: Pra ju thoni ka shëndetësi falas?

Po, ka një shëndetësi pjesërisht falas. Në mes kemi një fenomen të korrupsionit tek mjekët. Shëndetësia sot në strukturat publike është falas. Nëse mjeku merr lekë është problem tjetër.”, tha Bollino./ TCh/