Connect with us

Aktualitet

Premtimet e MËDHA të Bashës, Agron Shehaj tregon sa shkon fatura dhe ku do i gjejë PD miliona eurot çdo vit

Published

on

Ish-deputeti i PD-së në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë drejtues politik në njesinë nr.7, ka treguar se ku do t’i gjejë PD lekët për të investuar dhe për të mbajtur premtimet e bëra.

Ai tha sot në “open” se fatura shkon në total 400-500 milionë euro në vit, dhe se do të grumbullohen duke formalizuar ekonominë, duke e rritur atë dhe duke luftuar korrupsionin.

Shehaj: Sa i takon faturës, se ku do i gjejmë lekët; 3 janë burimet kryesorë të lekëve që do mbledhim për buxhetin. Formalizimi i ekonomisë, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja ekonomike. Marrim taksën e karburantit, që vendosi Rama më herët ato taksat nuk ishin. Sikur buxheti më parë menaxhohej pa atë taksë do menazhohet prapë pa atë taksë. Nuk është se qeveritarët s’dinë se si ta qeverisin vendin. Problem është vullneti. Po të shohim çfarë ka bërë Rama, Shqipëria është në vend numëro.

Vasili: Sa do nxirrni nga korrupsioni?

Shehaj: Ne do luftojmë korrupsionin, do mbledhim nga lekët që kanë ikur. Nuk është se nuk dimë se ku t’i gjejmë lekët. Çështja është politike, jo taktike. Rama më herët nuk i kishte lekët që ia dha oligarkëve dhe PPP dhe konçesionet. Përderisa i gjeti dhe ne i gjejmë për pensionet.

Rakipllari: Përveç se premtoni rritje premtoni dhe ulje taksash. Keni kalkuluar diçka?

Shehaj: Nga 400-500 mln euro shkon fatura. Kemi dhe politika për zhvillimin. Rama i ka thënë të gjitha dhe i bie ne të mos flasim më. Lufta ndaj korrupsionit është e vetmja mënyrë për të afruar investimet e huaja. Korrupsioni është arsyeja kryesore pse nuk afrohen investimet e huaja.

Rakipllari: Ku do më garantoni mua, si do ma garantoni që do i mbani premtimet që do luftoni korrupsionin?

Shehaj: Pse ti kujton se nuk ka ligje që dënojnë korrupsionin?

Rakipllari: Mua ju s’më jepni asnjë siguri si person, si grup politik po ndoshta, por jo si person. news bomb.