Connect with us

Opinion

A do ta ndryshojnë situatën pandemike vaksinat ruse dhe ato kineze?

Published

on

A do ta ndryshojnë situatën pandemike vaksinat ruse dhe ato kineze?

Një numër i madh njerëzish në Gjermani dhe vendet e tjera evropiane, mezi po presin që të vaksinohen kundër Covid-19. Ndërkohë, në Serbi ndonjëherë duket e vështirë të gjesh dikë të gatshëm të vaksinohet. Tek e fundit shiringat nuk ishin të mbushura me një produkt nga kompanitë farmaceutike perëndimore, por me një vaksinë të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm.

Gjithsesi, Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, zgjodhi të bëhet personi i parë në vend që e mori vaksinën kineze. “Unë u binda nga dy fakte bazike. Së pari, vaksina përmbush të gjitha kriteret e sigurisë. Së dyti, është efektive”- thotë Lonçar, që është mjek në profesion.