Connect with us

Aktualitet

Bashkia Shkodër: 2230 hektarë tokë janë ende të përmbytura

Published

on

Vijon të jetë problematike situata nga përmbytjet në qarkun Shkodrës. Ndërkohë që prej ditësh nuk ka prezencë të reshjeve, niveli i ujit është i lartë.

Sipas të dhënave të publikuara nga bashkia Shkodër, 2230 hektarë tokë janë ende të përmbytura.

Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm kalohet me makina ushtrie. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 30-40cm.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 20.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.96 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.50 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 15cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 2230 Ha

1. Tokë e pakultivuar 485 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1660 Ha

3. Grurë 30 Ha

4. Bimë Dekorative 37 Ha

5. Pemtore 15 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm (kalohet me makina ushtrie).

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 30-40cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

• Tokë e pakultivuar 160 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 565 Ha

• Grurë 10 Ha

• Pemtore 5 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Serra 3 Ha

6.Rreth 50 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 1.5 m.

8. Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.

9. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.

Nj.A Dajç]

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 150 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 600 Ha

• Grurë 20 Ha

• Bimë dekorative 30 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 40 cm.

3.Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalushme vëtëm me mjetet e tonazhit të lartë.

4. 55 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 15 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 55 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 80 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme.

• Të pakultivuara 20 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 530 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 140 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

• Pemtore 10 Ha

Lagje Nr.1

Si pasojë e përmbytjeve, në zonen e Livadheve rreth 40 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 300 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.

K R Y E T A R

Voltana ADEMI