Connect with us

Aktualitet

Nëna dhe e motra e saj u vetëflijuan në mënyrë makabre, zbulohet institucioni ku ka nisur punë Blerta Josifi

Published

on

Një ngjarje horror tronditi vendin dhjetë muaj më parë pasi në në katin e tretë të një pallati, nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetësakrifikuan, pasi besonin në ringjallje. E vetmja, që mbijetoi ishte vajza e madhe e familjes, Blerta Josifi.

Ajo qëndroi për disa kohë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, në të cilën u zbulua nga policia. Sipas gazetares Klodiana Lala, një muaj më parë, Blerta Josifi është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në banesën ku humbi nënën dhe motrën.

Psikologia Lorela Garuli shprehet për Lalën se individë që kalojnë trauma të tilla duan një kohë të gjatë që të mund të trajtohen. Garuli thotë se punësimi, është një mënyrë e mirë për rehabilitimin e këtyre individëve, por thekson se duhet të jenë nën kujdesin e profesionistëve.