Connect with us

Aktualitet

“LSI e mban fjalën”, Kryemadhi: Socialistët tërësisht të zhgënjyer nga Rilindja!

Published

on

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se në takimet që realizon, sheh se njerëzit e presin me shumë kërshëri, pasi janë të zhgënjyer.

Kryemadhi theksoi se edhe socialistët ndihen tërësisht të zhgënjyer nga Rilindja, duke thënë se vetëm LSI qëndron pranë shqiptarëve.

“Njerëzit po reagojnë, ata janë jo vetëm pozitivë, por janë edhe të revoltuar për faktin sesi po drejton sot qeverisja. Kam qenë në Elbasan, Korçë, Fier, Lushnjë, zona të Tiranës, kudo dhe takimet e mia janë me strukturat e PS-së, sepse kemi përfunduar procesin e konfirmimit të votës.

Socialistët ndihen të zhgënjyer dhe të përdorur. Njerëzit nuk shohin më bindjen politike, por shikojnë autoritetin e kandidatit që ata do i përfaqësojë. Pika më e fortë e LSI është mbajtja e fjalës dhe qëndrimi pranë njerëzve. Rilindja ka marrë pushtetin e socialistëve dhe vepron për xhepat e pesë njerëzve. LSI është e vetmja forcë politike që ka një prodhimtari të jashtëzakonshme të brezave politikanë”, u shpreh Kryemadhi.Tpz.al