Connect with us

Aktualitet

Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Policia me mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit po kërcënon kandidatët e LSI-së

Published

on

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ka bërë një denoncim duke thënë se segmente të policisë po kërcënojnë kandidatët e LSI-së.

Konkretisht, Kryemadhi është shprehur se policia e Elbasanit me mbështetjen e Prokurorisë po kërcënon kandidatët e LSI-së. Sipas saj, prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllanë e tij Besjan Ajazin, i cili është njëkohësisht këshilltar i Taulant Ballës.

Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme” , ka thënë Kryemadhi..TPZ.al