Connect with us

Aktualitet

Nga LSI ikën vetëm llumi’, Nasip Naço i përgjigjet Metës: Nuk pres asgjë nga ajka e kombit..

Published

on

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar për herë të parë, pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se nga LSI ikën vetëm llumi.

Naçu u shpreh nga Berati me nota ironie se nuk pret asgjë nga ajka e kombit.

Ai tha se nuk do të merret me komentimin e të shkuarës por me të ardhmen dhe të tashmen e Shqipërisë.

“Nuk kam asnjë koment më shumë, se të them nuk pres asgjë nga ajka e kombit në këtë drejtim, nuk dua të merrem me të kaluarën, por me të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ju keni qenë i pranishëm me takimet që kemi bërë, sot duke respektuar rregullat anti-COVID. Në mënyrë vullnetare 120 gra, të pastra, dhe jo llumi, mbështetën PS-në”,- tha Naço.tpz.al