Connect with us

Aktualitet

Erdogan: Ekziston një “dritare mundësie” për heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit

Published

on

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bën thirrje administratës së re të SHBA të heqë dorë nga sanksionet, sipas tij të njëanshme kundër Iranit.

Erdogan gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rohani, tha sonte se kishte një “dritare mundësie” për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit dhe mirëqenien e popullit iranian.

“I kam kërkuar administratës së re amerikane për të hequr sanksionet e njëanshme kundër Iranit. Deklaratat e fundit kanë hapur një dritare të re mundësish për këtë çështje” tha presidenti turk.

“Heqja e sanksioneve është një kërkesë ligjore dhe logjike. Irani do të kthehet në angazhimet e tij (në lidhje me programin e tij bërthamor) pas heqjes së sanksioneve. Strategjia e Iranit, siç është thënë vazhdimisht, do të jetë të veprojmë në përputhje me rrethanat” tha Hassan Rohani.

Turqia ka ftuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të kthehen te marrëveshja mbi programin bërthamor dhe t’i japë fund sanksioneve kundër Teheranit.

Administrata e re demokratike e Joe Biden ka thënë se është e gatshme të ri-angazhojë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen, të cilën ata u tërhoqën në 2018 nga Donald Trump, por Uashingtoni dhe Teherani po presin njëri-tjetrin për të bërë hapin e parë.tpz.al