Connect with us

Aktualitet

“Propagandë”, Gazment Bardhi nxjerr videon: Gënjeshtra e radhës e Ramës për vaksinat

Published

on

Drejtuesi politik i Elbasanit, Gazment Bardhi ka postuar sot në rrjetet sociale një video që tregon, siç thotë ai, gënjeshtrën e radhës të kryeministrit Rama me vaksinat.

Bardhi shprehet se ai nën propagandë me jetën e shqiptarëve dhe kjo siç shton, është një arsye më shumë pse duhet të largohet.

Postimi i plotë:

Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës

Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza 👇

Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike.

Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike.

Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet! tpz.al