Connect with us

Aktualitet

Zbulohet skema si liroheshin të burgosurit e rrezikshëm, Enkelejda Hoxha me lidhje të forta në burgje, përfshirë drejtorë, sociologë dhe shefa sigurie

Published

on

20 punonjës të burgjeve, përfshirë shefa të sigurisë së brendshme, sociologë, psikologë dhe drejtorë të burgjeve të Peqinit dhe Fushë Krujës, nga 2014 deri në 2019 kanë dhënë kontributin e tyre për të përmirësuar curriculumin e të dënuarave Endrit Dokle dhe Genc Tafili.

Në dokumentet që Top Channel disponon rezulton se ata firmosën raporte vlerësimi në bazë të të cilëve më pas Enkeleida Hoxha vendosi lirimin e tyre me kusht.

Në një sërë dokumentash ekspozohet skema se si të burgosur të caktuar pavarësisht krimeve të rënda, për të cilat u dënuan, u vlerësuan me notën maksimale duke u konsideruar si persona të balancuar dhe të sjellshëm.

Me firmë të vartësve, drejtorë në burgjet ku mbaheshin Dokle dhe Tafili, Eugert Salla, Dashamir Mustafaraj, Astrir Baku, Emiliano Zeffi, miratuan raportet shembullore të të dënuarave problematike, që më pas iu bashkalidhën dosjes për të kërkuar liri.

Në 19 shkresa për të dy të dënuar rezulton se administrate e burgjeve i konsideron dy personazhet e botës së krimit sin ë rastin e Dokles pa rrezikshmëri, ndonëse ai gjatë paraburgimit u dënua dhe për drogë. Kurse, Genc Tafilin e vlerësojnë me notë maksimale për sjelljen me bashkëvuajtësit dhe me kujdes për higjienën vetjake.

Me raportet e firmosura nga stafi dy të dënuarit vlerësohen si korrektë dhe pozitivë në komunikim, ndjekin sportin dhe kulturën.

Në rubrikën rrezikshmëria, stafi i burgjeve shkruan se nuk paraqet rrezikshmëri ndaj vetes për të burgosurin Genc Tafili. Madje në rastin e Tafilit ai vlerësohet i qëndrueshëm, i përgjegjshëm dhe si një person që kryen detyrat e caktuara.