Connect with us

Aktualitet

“Më ftuan vetë qytetarët e Selenicës”, Presidenti: Rama tha se askush përveç Ilir Metës nuk mund ta bëjë më mirë pasqyrimin e problemeve të qytetarëve

Published

on

Presidenti Ilir Meta foli drejtpërdrejtë nga Vlora mbi çështjen e Selenicës për të cilën u shpreh se kishin qenë vetë qytetarët që e kishin ftuar. Meta tha se qytetarët ishin mashtruar nga qeveria mbi rrugën ‘Loti 4’ dhe përveç kësaj ata ishin mashtruar dhe për të tjera gjëra.

Më tej Meta tha se vetë kryeministri Rama kishte qenë ai që i besoi atij Presidencën dhe për këtë kujtoi fjalët e tij i cili ka thënë se askush tjetër përveç Ilir Metës nuk mund ta bëntë më së miri pasqyrimin e problemeve të qytëtarëve.

“Lidhur me çështjen e Selenicës, është një peticion i qytetarëve e cila ka mbërritur dhe te unë. E vëetrta është se janë mashtruar shumë rëndë. Për të sqaruar si ka qenë e vërteta, kur të dëshiroi mund të shkojmë dh eta vërtetojmë cfarë thanë qytetarët. Qytearët janë mashtruar mbi lotin e 4, por kishte dhe shumë mashtrime të tjera në këtë histori. Përsa i takon të tjera janë gënjeshtra sepse unë jam zgjedhur si President nga vetë kryeministri Rama, ai vetë ka thënë se askush tjetër nuk mund ta bëjë më mirë këtë se vetë Ilir Meta. Unë e kam mbajtur premtimin për të ardhur në ndihmë qytetarëve dhe këtë e kam vërtetuar.”, u shpreh presidenti Meta.