Connect with us

Aktualitet

Edi Rama kthehet në “eskortë” për vaksinat, shkon në aeroport të presë rreth tetë mijë doza

Published

on

Kryeministri Edi Rama tashmë po e konsolidon rolin e tij si “eskortë” për vaksinat që mbërrijnë me pikatore në Shqipëri.

Mbrëmjen e sotme në Rinas mbërrijnë 8190 doza vaksinash, të cilat Rama, si herët e tjera, i priti personalisht në pistën e aeroportit të Rinasit, sëbashku me ministren Manastirliu dhe ministrin e fatkeqësive, Arben Ahmetaj.

Rama përsëriti edhe njëherë faktin se qeveria po negocion me “një vend mik” për ardhjen e qindra mijëra vaksinave nga AstraZeneca, por ende nuk ka një konfirmim se kur do të ndodhë kjo.

Siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik, për një sasi prej 360 mijë dozash të vaksinës AstraZeneca. Po ashtu, jemi në komunikim intensiv edhe me dy shtete të tjera, që të shtojmë sasinë e vaksinave, në mënyrë që të mos kemi në asnjë moment ndalim apo rënie të tempit, përkundrazi të rrisim tempin progresivisht, me objektivin e shpallur, që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve”, tha Rama, përpara se t’i drejtohej pistës.

/TPZ.al/