Connect with us

Shendeti

A do të shtrëngohen masat në fundjavë? Përgjigjet ministrja Ogerta Manastirliu

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte nga Rinasi, se trendi i infeksioneve ditore është i qëndrueshëm, ndërsa mbi masat e reja do të vendoset në fund të javës.

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve, por edhe numri i humbjeve ka qenë i lartë, e ministrja ia la fajin disi dhe qytetarëve, duke thënë se jo të gjithë i respektojnë

“Kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore, masat e fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore. Në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim në bazë 14 ditore të masave dhe do të jetë komiteti i ekspertëve, do të dalë me një analizë të plotë dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa, apo do të rishikohen me efekt shtrëngues. Nuk duam të shkojmë me masa shtrënguese. Është gjynah të relaksojmë sjelljen dhe të mos kemi përgjegjësi individuale për të përdorur këto armë të thjeshta” tha ministrja Manastirliu.