Connect with us

Aktualitet

LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Ka lejuar krijimin e një grupi kriminal për blerjen e votës

Published

on

Lëvizja Socialiste për Integrim padit pranë Prokurorisë së Posaçme, kryetarin e Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Përmes një padie të dorëzuar sot në SPAK nga koordinatori i LSI-së Vojo Bregu, LSI i kërkon SPAK të hetojë në lidhje me akuzat e tyre se kryebashkiaku i Vorës ka lejuar “krijimin e një grupi kriminal” me qëllim “tjetërsimin e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, përmes falsifikimeve” siç tha Vojo Bregu.

“Sot kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, në ngarkim të kryetarit të bashkisë Vorë si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese në këtë bashki. Këta shtetas, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale, siç janë korrupsioni aktiv për blerjen e votes dhe shperdorimi i detyrës, në formen e grupit të strukturuar kriminal.

Qëllimi kryesor i këtij grupi kriminal është tjetërsimi i votës së banorëve të bashkisë Vorë, dhe më konkretisht, me anë të falsifikimeve të formularëve, si dhe akteve të verifikimit si dhe ato të rivleresimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, veprime që nuk janë as më pak as më shumë një tentativë e pastër për blerje vote, me anë të dhënies së pronës publike me qera në kundershtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është bashkia me borxhin në nivelin më të lartë në Shqiperi rreth 226 përqind, ka shtuar rreth 70 punonjës, ndërmjet këtyre dhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm perdorimin e votës së tyre dhe familjarëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke qenë se SPAK është një nga organet ligjzbatuese të dala nga reforma në drejtesi, unë jam i bindur se denoncimet tona si ky rast i sotëm, që janë të mbështetur në prova dhe fakte konkrete, janë një mundësi më shumë për SPAK dhe gjithë organet e drejtesisë të deshmojnë se janë në mbrojtje dhe shërbim të të gjithe qytetarëve shqiptarë dhe jo një armë në duart e mazhorancës, që qartazi me llojin dhe karakterin e denoncimeve të saj po tenton të përdorë SPAK dhe drejtesinë në përgjithësi për gjueti shtrigash dhe eliminim të kundershtarëve politikë para zgjedhjeve”.