Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun.
Shoqëruar me një foto krah profesorit, ku shfaqen të dy me maskat anti-Covid, Kreu i Shtetit shpreh vlerësime për Kërçukun, teksa e cilëson atë me vlera të jashtëzakonshme.
“Kënaqësi të çmallesha sot me ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun. Një gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, që kurrë nuk mund të konsiderohet në pension. Dijet dhe përvoja e tyre i bën edhe më të kërkuar në këto kohë plot sfida për vendin. ”, shkruan Meta.