Connect with us

Aktualitet

“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, Meta: Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo…

Published

on

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson nevojë ulëritëse çkapjen e shtetit për të ardhmen europiane të vendit. Në një postim në “Facebook” Kreu i Shtetit deklaron se demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.

Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.

U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!”, deklaron Meta.

tpz.al