Connect with us

Uncategorized

Fatmir Mediu ‘varavinga’ në selinë e PD-së, çfarë po ndodh me aleatët e Bashës?

Published

on

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është futur për të disatën herë në selinë e Partisë Demokratike.

Ai para pak orësh hyri në PD së bashku me Agron Dukën për të negociuar me kryedemokratin, pasi kërkojnë që logot e tyre të përfshihen poshtë emrit të koalicionit.

Nuk dihet se cila është arsyeja që e ka çuar Mediun të hyjë prapë në PD, por mendohet se pas arritjes së emrave dhe renditjes në lista, është tema e logos së partisë ajo që ka mbetur pezull.

Më herët në selinë blu ishte dhe Sali Shehu i FRD-së, i cili ka thënë për mediat se janë në rrugën e duhur për marrëveshjen, por nuk ka firmosur pasi ka kërkuar që të konsultohet me kryesinë.

Së fundmi edhe Nard Ndoka i PDK-së ka firmosur marrëveshjen me Bashën për të dalë në një listë të përbashkët, gjithashtu edhe Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat. Ende nuk ka firmosur Bamir Topi i FRD-së.

Kujtojmë që afati i fundit për të firmosur koalicionet që do të dërgohen në KQZ, është dita e sotme, ora 22:00. NEWS .bomb