Connect with us

Uncategorized

“Produktet tona kalben”, fermeri ankohet te kreu i PD Shkodër: Tetë vjet bujqësia në kolaps

Published

on

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi sot një vizitë në fshatin Kosmaç, në bashkinë e Vaun të Dejës, ku u takua me një fermer të zonës dhe vizitoi nga afër seren e perimeve.

Keqqeverisja e Edi Ramës ka tetë vite që e ka zhytur bujqësinë në një kolaps të thellë, edhe pse një nga zonat më prodhuese me rreth 80 hektarë sera, qeverisja na ka diskriminuar nga subvencionet dhe na e ka rritur çmimin e naftës, shprehet Durimi.

“Produktet tona kalben sepse prioriteti i kësaj qeverie në ikje, janë produktet e importit klientelist”, ankohet qytetari.

Bushati e njohu nga afër me programin që Partia Demokratike ofron për bujqësinë.