Connect with us

Aktualitet

Celibashi thirrje partive politike: 8 marsi afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve. Të përfshihen emra me integritet!

Published

on

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje edhe njëherë partive politike, se 8 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në çdo qark, për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Po ashtu, ai ka përsëritur thirrjen e bërë dhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në lidhje me përfshirjen në lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Celibashit:

Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.

Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars..tpz.al