Connect with us

Aktualitet

Rama kritik edhe në Bruksel: Po shohim përtej burime të dëshiruara për vaksinën, njerëzit tanë ndjenë që se meritonin

Published

on

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ishte kritik me Bashkimin Evropian edhe përpara zyrtarëve më të lartë evropian. Në konferencën e përbashkët, krah Joseph Borrell dhe Oliver Varhelyi, Rama paralajmëroi BE se do të shikojë përtej burimeve të dëshiruara për vaksinat, duke lënë të kuptohet se vendi ynë po sheh edhe për vaksinën ruse dhe atë kineze.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë. Jemi të rrethuar në rajonin tonë nga BE. Njerëzit tanë e ndjenë që vaksinat nuk i meritonin ti kishin në një kohë me të tjerët. Por ju e dini si shkoi kjo punë. Sot, 140 vende janë pa vaksina, 10 vende kanë marrë vaksinat. Jam i lumtur të shpall që COVAX ka nisur shpërndarjen, jemi të lumtur që do të marrim dozat e para të AstraZeneca. Po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave… Ju theksoni se Shqipëria ka bërë çdo gjë që duhet të bënte, ne e dimë si shkojnë gjërat, ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë të vëmendshëm për të dëgjuar Komisionin.