Connect with us

Aktualitet

BE flet troç: Disa vende anëtare nuk janë të bindura për Shqipërinë

Published

on

Për Shqipërinë Bashkimi Europian flet troç. Ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, që tha në një konferencë për mediat krah Edi Ramës se disa vende të BE-së nuk e shohin Shqipërinë gati për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Disa vende anëtare të Bashkimit Europian janë të mendimit se Shqipëria nuk është ende e gatshme, prandaj nuk kemi një datë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.” – u shpreh Borrell, pas përfundimit të takimit të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel.

Ky qëndrim i qartë i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian tregon edhe njëherë se Shqipëria nuk bind dhe se dyert e BE-së janë larg se qenuri të hapura për ne.