Connect with us

Aktualitet

Ish-presidenti i Barcelonës/ Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Published

on

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes në Pallatin e Drejtësisë të L’Hospitalet për të dëshmuar para gjyqtares Alejandra Gil për çështjen “Barçagate”.

Josep Maria Bartomeu u arrestua këtë të hënë me akuzën e korrupsionit dhe ndikimit të padrejtë në marrëdhëniet midis Barçës dhe “I3 Ventures”, kompania që monitoroi rrjetet sociale të klubit katalan, duke krijuar profile false për të prishur imazhin e kundërshtarëve të kupolës drejtuese në sytë e tifozëve të Barcelonës.

Për këtë marrëveshje, Bartomeu dhe bashkëpunëtorët e tij pretendohet se kanë shpenzuar mbi 3 milionë euro, edhe pse ligjërisht është firmosur për një faturë prej më pak se 200 000 euro për të anashkaluar kontrollet financiare dhe transparencën.

Sipas disa burimeve, gjyqtari mund të ketë parë shenja të pastrimit të parave, të cilat do ta çonin çështjen në një fazë më serioze.