Connect with us

Aktualitet

Bardh Spahia nxjerr pamjet: Ja si pacientët presin në radhë në Spitalin e Shkodrës, realiteti është kokëfortë

Published

on

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar pamje, të njerëzve që presin në shërbimin e sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës.

Spahia thekson se Rama bën propagandë me shëndetësinë, pasi realiteti, si shihet, në foto, sipas tij, është flagrant. Ai shton se më 25 prill, fiton Shqipëria.

Postimi i ish-deputetit të Partisë Demokratiike Bardh Spahia:

JA SI E KA KATANDISUR SHERBIMIN SHENDETESOR EDI RAMA!

Kjo është situata sot tek shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës.

Sa e madhe është nevoja për shërbim të kualifikuar shëndetësor dhe sa flagrant është keqmenaxhimi nga ana e kësaj qeverie në ikje.

Më 25 Prill do i japim fund injorimit e braktisjes së qytetarëve nga ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare. Edi Rama investohet vetëm për fasadë, por realiteti është ky që shohim, kokëfortë dhe flagrant në cdo qytet të vendit! #25Prill#ShqipëriaFITON