Connect with us

MOTI

Rikthehen reshjet, si do të jetë moti gjatë javës në Shqipëri

Published

on

Territori shqiptar mëngjesin e sotëm ka nisur me mot të vranët situatë e cila do të mbetet deri në mesin e javës ku pritet që herë pas herë të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshë afatshkurtra shiu.

Reshjet pritet të jenë më të theksuara mbrëmjen e së martës deri mëngjesin e ditës së mërkurë.

Dita e enjte deri të shtunën do të sjellë kryesisht mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, por sërish mesdita dhe pasditja e së dielës na rikthen reshjet.

Sa i përket temperaturave, mëngjesi i sotëm mbetet i freskët ku vlerat minimale kanë zbritur në -1gradë Celsius.

Kjo situatë do të vijojë deri të mërkurë. Por duke filluar nga dita e enjte deri në fundjavë do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Ndërsa vendet e rajonit paraqiten në zotërimin e reshjeve afatshkurtra deri ditën e mërkurë, më pas duke filluar nga e enjtja presim kryesisht mot të kthjellët.Tpz