Connect with us

Aktualitet

Edi Rama jep mendime për partitë: Ne jemi parti që vetë-ndryshon, PD është pa vizion dhe karakter, LSI një katandi!

Published

on

Kryeministri Edi Rama, është shfaqur sërish nga Selia e PS-së, ku ka shpalosur sloganin e kësaj force politike në fushatë, që do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”, shumë e ngjashme me sloganet e partive të tjera, kur të gjitha kanë përfshire “Shqipërinë” brenda, sigurisht sepse punojnë fort vetëm për Shqipërinë.

Rama dha mendime për partitë politike, duke e caktuar PS-në si parti që “vetë-ndryshon” dhe duke sulmuar kundërshtarët.

Shqipëria e 2030 duhet të jetë zgjedhja e parë e cdo shqiptari dhe jo emigracioni të jetë zgjedhja e shumëkujt, që për njëmijë e një arsye legjitime preferon emigracionin dhe jo Shqipërine.

PS mishëron karakterin e shoqërisë. Kemi skuadër që shkon përtej PS-së dhe reflekton fuqinë tonë të vetë-ndryshimit.

Pika e parë e manualit të PS, që lindin nga një fuqi vetë-ndryshimi në kushte historike dramatike dhe që nën drejtimin e Fatos Nanos, e pati pikë referimi, vetë-ndryshimin.

Jam përpjekur ta gdhend dhe ta bëj më të thellë këtë bindje dhe jam i bindur që kjo është e vetmja mënyrë për një parti, ti rezistojë kohës, të jetë konkurente, të mos kthehet në nje forcë që rrezaton vetëm vetëveten dhe jo shoqërinë.

Skuadra e PD-së, është zhgënjyese edhe për mua. Nuk besoj që ky ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet, për shkak të një lidershipi pa karakter, pa vizion, pa forcë. Nuk besoj që rrethi i perimetrit të influencës së PD, të jetë aq i ngushtë dhe të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq.

Lista e LSI, nuk dua ta humbas kohë, është lista e SPAK dhe OFL. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Me vjen keq për shumë të rinj dhe të reja, që natyrisht nuk i përkasin këtij kategorizimi por janë një enturazh, si mezetë rreth karkalecave të tigranit të Monikës, kurse karkalecat janë aty në qendër. Është afirmimi i një katandije, keq e mos më keq, të një force politike që ka luajtur rolet e saj në proceset në Shqipëri“, tha ndër të tjera Rama.tpz