Connect with us

Aktualitet

“Iu lut, e mori për drekë”/ Çim Peka zbulon si tentoi Rama të joshte Agron Dukën, përplaset me Spiropalin, ministrja: Kulisa, ju i dini këto

Published

on

TIRANË– Gazetari Çim Peka është përplasur mbrëmjen e sotme me ministren Elisa Spiropali. Teksa po diskutonin në emisionin ‘Çim Peka Live’, teksa po diskutonin për listat, Peka tha se kryeministri Edi Rama ka tentuar të joshë kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Peka tha se Rama madje e ka ftuar për drekë Dukën dhe i është lutur që të bashkohen me të për zgjedhjet e 25 prillit, por rezultatet e mëvonshme kanë treguar se kreu i PAA-së nuk ka pranuar. Kjo gjë është mohuar nga Spiropali, e cila i cilësoi si Kulisa që mund t’i dinte vetëm Peka.

Pjesë nga biseda:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Peka: Pse Nasip Naço dhe Lefter Koka kur i serviren Ramës nuk janë gjellë e përtypur? Pse kur Duka i duhet Ramës është i mirë, kur nuk i duhet është i keq. Ai Agron Duka që Rama tallej sot, dhe unë i dalë për zot fjalës që them, e ka ftuar me negociues dhe ka drekuar dhe Rama i është lutur ti bashkohet koaliconit të tij.

Spiropali: Të gjitha këto kulisa i dini ju, unë këto nuk di.