Connect with us

Aktualitet

Kreu i FRD reagon pas përplasjes me policinë: Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra

Published

on

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, reagon për media pas përplasjes në zyrat e partisë së tij me Policinë Bashkiake, e cila shkoi këtë mesditë për të liruar zyrat, me argumentin se janë pronë publike e Bashkisë së Tiranës.

Në mesazhin e tij të fortë, Shehu citoi shprehjen dibrane se “Dardha e ka bishtin mbrapa”, ndërsa shtoi se nuk ka burrë nëne që t’ua marrë zyrat.

“Unë mendoj se i vetmi pushtet i demokracisë është media, ju përshëndes për misionin. Më lejoni t’iu them se e falënderoj shumë z.Vasili për solidaritetin, përkrahjen. “Dardha e ka bishtin mbrapa”, themi ne në Dibër.

“Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra, se janë të FRD. As banditët e pushteti, as njeri mbi tokë. Jemi këtu për t’iu thënë shqiptarëve se jemi bashkë për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrës partinë nga zyra”, tha Shehu.

Më tej, Shehu sqaroi si nisi përplasja, që në orët e mëngjesit, kur është telefonuar nga punonjës se nuk lejohen të futen në zyrë.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen.

Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike.

Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen.

Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi Shehu.