Connect with us

Aktualitet

Ndarja nga jeta e doktorit Husit, reagon Erion Dasho: Mos qani Gerin, kërkojini llogari Edit dhe Ogertës

Published

on

Mjeku Erion dasho ka reaguar për vdekjen e doktor, Gerond Husi, duke  hedhur akuza për zvarritjen e procesit të vaskinimit nga kryeministri Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Dasho deklaroi se nëse vaksinat do të administroheshin mirë që në 2-3 ditët e para të mbërritjes dhe nuk do shërbenin për të pozuar kryeminsitri, atëherë situata mund të ishte ndryshe.

Ai shton se vdekjet në mjekë në Shqipëri janë më të larta se vdekjet në vendet që kanë disa dhjetëra herë më tepër mjekë së ne!

Postimi:

MOS QANI GERIN, POR KËRKOJINI LLOGARI OGERTËS DHE EDI RAMËS!

Sigurisht që sot në komunitetin e mjekëve shqiptarë dominon dhimbja. Një prej më të mirëve prej nesh, Dr. Geri Husi u nda sot nga jeta.

Jo shumë njerëz i kanë hak fjalët e mira që thuhen për ta kur largohen nga jeta, por Geri ishte ndër ata fare pak njerëz që meritonte shumë më tepër se sa po thuhen sot për të. Ishte i veçantë dhe prandaj dhimbja e tij ndihet shumëfish.

Sidoqoftë, një pyetje më ka munduar jo vetëm sot që vdiq Geri por edhe para disa ditësh kur vdiq Dr. Gëzimi dhe pak më vonë kur humbën jetën tre infermierët.

NË SE DY MIJË VAKSINAT E PFIZER DO TË ISHIN ADMINISTRUAR PËR 2-3 DITË QË NË JANAR DHE NUK DO TË ISHIN ZVARRITUR PA FUND QË KRYEMINISTRI DHE MINISTRJA TË POZONIN ME MJEKËT E OBORRIT, PASTAJ ME “PERSONALITETET” DHE NË FUND ME “GJYSHËRIT”, A MUND TË ISHIN SHPËTUAR KËTO JETË?!

Përgjigjen e saktë asnjëherë nuk do ta mësojmë, por fakti është se edhe para vaksinës, në Europë kishte muaj të tërë që nuk vdisnin më mjekë. Vdekjet në mjekë në Shqipëri janë më të larta se vdekjet në vendet që kanë disa dhjetëra herë më tepër mjekë së ne!

Kryeministër dhe Zj. Ministre,

PËRSE VAZHDOJNË TË VDESIN MJEKË DHE INFERMIERË NË SHQIPËRI?!