Connect with us

Uncategorized

Tabaku: E turpshme dhuna ndaj simpatizantëve të PD në një qytet që kontrollohet nga kriminelët

Published

on

Jorida Tabaku, kandidatja për deputete e PD, ka komentuar dhunën që shenjoi sot Ditën e Verës në Elbasan, pak minuta pasi Kryetari i PS, kryeministri Edi Rama, pasoi liderin e opozitës Lulzim Basha në vizitën e tij në këtë qytet.

“E turpshme dhuna në Elbasan ndaj simpatizantëve të PD në një qytet që kontrollohet nga kriminelët prej 8 vitesh, – shkroi Tabaku në Fb. –  Asgjë nuk e ndal ndryshimin që një komb po kërkon me kaq dëshirë. Në 25 prill një pranvera do të vijë në Shqipëri dhe veçanërisht në Elbasan.