TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kujtuar 4 vjetorin e largimit të tij nga detyra. Në rrjetin e tij social në Instagram, ai ka shpërndarë një shënim të shkurtër lidhur me kohën e tij në krye të detyrës, duke i falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan dhe kritikuan.
“Sot 4 vjet më parë mbylla detyrën time si ministër i Brendshëm! Eksperienca e jetës. Me shumë dashuri e pasion dhe plot arritëm. Faleminderit me shpirt djemëve dhe vajzave që punuan krah meje në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Faleminderit ty që më besove! Faleminderit dhe ty që kritikove. Na bënë të gjitha mirë. Gëzuar Ditën e Verës,“-shkruan Tahiri, ndërsa shpërndan fotot nga koha e tij si ministër.
1 / 2
Aktualisht Tahiri është në proces gjyqsor në Gjykatën e Lartë, pasi u dënua me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.