Connect with us

Uncategorized

Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Published

on

Rriten sërish shifrat e fataliteteve nga Covid-19 në vendin tonë. 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Dje ishin 12 viktima.

Nga 3119 testime të kryera, janë konfirmuar 653 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 662 persona.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Mars 2021)

Raste të reja ditore 653

Të shëruar në 24 orë 662

Të shtruar në spitale 501

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3119

Testime totale 511,075

Raste pozitive 117,474

Raste të shëruara 80,483

Raste Aktive 34,946

Humbje jete 2045

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23290

Fier 2572

Vlorë 1614

Durrës 1640

Shkodër 1337

Gjirokastër 1224

Korçë 912

Elbasan 565

Lezhë 744

Berat 385

Dibër 352

Kukës 311