Connect with us

Uncategorized

Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata lë në burg katër të akuzuarit, Ernejt Shyti “kyç” gojën

Published

on

Save

Share

Lihen në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia.

Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes së Behar Sofisë, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.

Ernejt Shyti u përball me gjykatësen i pari.

Ai nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë. Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Xhixha dhe Visha kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie por gjyqtarja ka vendosur t’i lërë në burg.