Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Behar Sofias, Lala: Në celular u gjetën sms, autori s’mori paratë

Published

on

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja për vrasjen e  66-vjeçarit Behar Sofia në Tiranë. Në emisionin “Opinion” Lala tha se të arrestuarit për ngjarjen, autori i dyshuar dhe bashkëpunëtorët kanë kontaktuar me njëri-tjetrin një muaj para vrasjes.

Lala shprehet se të dhënat e marra na celularët kanë treguar dhe komunikimin e autorit me bashkëpunëtorit e vrasjes.

Gazetarja tha se autori pasi vrau Sofian ka shkuar pranë kodrave të liqenit dhe ka hequr xhupin e dorezat, ku brenda xhupit u gjetë dhe një celular i cili zbuloi bashkëpunimin mes të arrestuarve. Lala tha se autori i dyshuar nuk mori para, dhe pse i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen.

“Një muaj më parë se të ndodhte vrasja Ernst Shyti një i njohur i tij, nj mik i ngushtë i cili quhet Xhuliano Visha i ka kërkuar të kryente një punë, të vriste dikë. Janë të dy nga Kërrabë dhe janë miq. Ernest Shyti ka një vëlla tjetër binjak thuajse identik, ai i ka kërkuar vrasjen dhe i ka thënë që unë jam porositur nga Skënder Vathi dhe do të ofrojë 50 mijë euro për vrasjen. Ernest Shyti është ekzekutori, Skënder Vapthi organizator, Leonar Xhixha bashkëorganizator dhe Xhuliano Visha është njeriu që ka rekrutuar Ernest Shytin.

Në momentin e parë që vrasësi dukej sikur ishte pak në moshë duke u nisur nga ecja e tij. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky njeri nuk kishte probleme në të ecur. Në fillim policia ka shoqërua një anëtarë të komitetit romë, është marrë në pyetje dhe më pas është liruar. Kanë ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar dhe ka shkuar afër kodrave të liqenit m ka hequr xhupin dorezat dhe i ka lë në një shkurre dhe në xhepin e xhupit është gjetur një celular.

Në celular janë gjetur dy mesazhe,  njëri thoshte prit se nuk ka dalë, po vonon dhe tjetri thotë se doli, rezulton se numri i përkiste Leonar Xhixhës. Rezultonte se Xhuliano Visha logohej në Kërrabë, autori i dyshuar rezultonte se logohej në Kërrabë dhe në zonën e Brrylit. Policia arreston në Kërrabë vëllain e Shtytit dhe e mbajnë brenda afateve ligjore. Ai thotë se ka një vëlla identik dhe jeton me nënë. Nëna i thotë se ka një djalë që punonte në Mal të Zi. Hetuesit informojnë kolegët e Malit të zi dhe e arrestojnë. Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar disa herë autorin. Visha i thoshte vrasësit të rrinte në emigrim dhe në fakt autori nuk mori asnjë qindarkë.”-Lala./