Connect with us

Aktualitet

A do të realizohet votimi i emigrantëve më 25 Prill? Pandeli Majko zbulon çfarë po ndodh në tryezën e KQZ-së

Published

on

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka zbuluar çfarë po ndodh me mundësitë e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Majko u shpreh se puna në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për votimin e emigrantëve është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët nuk aprovojnë miratimin e akteve nënligjore përkatëse.

Ai thekson se këto akte nuk miratohen nga ana e përfaqësuesve të opozitës pasi ata mendojnë se votimi i emigrantëve do të preceptohet si një sukses i mazhorancës, ndërkohë që është një sukses i Shqipërisë.

“Pyetja që shtrohet se nuk është si por është kur. Në informacionet që kam unë që nga janari në KQZ kanë qenë gati aktet nënligjore, siç e kërkon ligji i Kodit Zgjedhor i miratuar në qershor të vitit të kaluar, por për shkak të arsyetimeve të ndryshme gjërat u zvarritën pasi pala e propozuar nga opozita nuk i ka miratuar.

Megjithatë ne organizuam disa tryeza të rrumbullakta ku ftuam edhe përfaqësues të organizatave në Diasporë. Në fund fare përpara dy javëve përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së kërkuan 48-orë kohë për të shprehur opinionin në lidhje me aktet nënligjore që i kishte dërguar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve partive politike.Do të shprehte Partia Demokratike opinionin pasi nga Partia Socialiste nuk kishte asnjëherë kontestim.

Ne i dhamë 48-orë kohë, pritëm 48-orë, pastaj vajtën 72-orë, pastaj vajtën një javë, pastaj vajti dy javë dhe përfundimisht nga informacionet që kam nga KQZ aktet nënligjore nuk kanë për të kaluar si pasojë e paqartësisë që ekziston nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Mbase dikush mendon se votimi i shtetasve jashtë vëndit do të konsiderohej një sukses i mazhorancës dhe jo i opozitës por në fakt do të ishte një sukses i Shqipërisë.

Unë nuk mund të përcaktoj dhe të them që fajtor në këtë rast është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pasi Komisioni është i përbërë nga përfaqsues të mazhorancës dhe opozitës, dhe vota e emigrantëve është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës në Komision”, – tha Majko.