Connect with us

Aktualitet

Katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara!

Published

on

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar përmes një postimi në Twitter katër gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, të dekretuar sot nga Presidenti i Republikës.

Kim falenderon gjithashtu Presidentin Meta për dekretimin e shpejtë të katër anëtarëve të rinj.

“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile.  Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 4 anëtarët e Gjykatës së Lartë të propozuar nga KLGJ. Bëhet fjalë për Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni  si edhei Klodian Kurushi. Së bashku me këto katëremërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me shtatë anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.