Connect with us

Aktualitet

Pjesë e bandës së Durrësit, kush është Edmond Çekiçi: I arrestuar dhe dënuar disa herë

Published

on

40-vjeçari Edmond Koçi u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit në Durrës ku dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Viktima njihej ndryshe si Edmond Çekiçi dhe është i skeduar si pjesë e bandës kriminale të Lul Berishës.

Si ndodhi ngjarja:

Raportohet se Çekiçi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i tij për te pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz  me targa të vjedhura  në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Kush është Edmond Çekiçi:

Edmond Çekiçi është emër i njohur për policinë. Mësohet se ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

40 vjeçari ka qenë anëtar i bandës së Durrësit, dhe disa herë është shoqëruar dhe dënuar me burg. Për herë të fundit ai është arrestuar në 24 shtator 2020, pasi është kapur me armë.  Ai konsiderohej nga policia si person me rrezikshmëri të lartë.