Connect with us

Politike

Basha nga Berati: Mbështetje për produktet shqiptare, Rama na la 8 vite në “vendnumëro“

Published

on

Vizitën në qytetin e Beratit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka mbyllur në një kantinë vere.

Basha tha se vështirësia në depërtimin e tregut lidhet me keqqeverisjen dhe me ngecjen në vendnumëro të vendit për 8 vite.

Ai u shpreh se me ndryshimin që do të vij më 25 prill, gjëja e parë që do të bëhet është rishikimi i akcizës për alkoolin në mënyrë që pijet shqiptare të kenë akses të lehtë në tregje.

“Imagjinoni nëse do bashkojmë forcat. Qeveria e ardhshme me sektorin e prodhimit të verës. Do ta bëjmë atë kapërcim. Para shumë vitesh vera e Greqisë ka pasur vështirësi të mëdha. Por më pas me futjen në BE ata përfituan. Kemi potencial të jashtëzakonshëm për procesin e integrimit Evropian të vendit. Ngelja në vend numër në 8 vite na ka penalizuar. Anëtarësimi në BE ndihmon agropërpunimin dhe fermerët. S’ka diskutim.

Tregtia e lirë. Bashkimi doganor. Ne nuk i kemi marrë si shtete. Kjo qeveri nuk i ka marrë fondet për fermerët dhe kërkimin shkencor, për të nxitur sektorë të veçantë. Në këtë kuptim edhe vetë procesi i anëtarësimit paraqet mundësi të shumta për tu mbështetur financiarisht. Apo me certifikimin që lehtëson ftujën në treg Evropian. Janë 8 vjet që u kanë kushtuar edhe ju. Janë 8 vjet në vend numëro.Kjo është që të jeni vetëm apo që të keni shtetin në krahë. Do e keni shtetin me vete, mua, deputetët, qeverinë. Dhe BE. Kjo betejë është për familjet tona. Me 25 prill do e keni shtetin në mbështetje”, ka thënë Basha.