Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin Kontjana Kuçi, ka denoncuar një super skandal ku Ilir Fili edhe pse jeton në kushte ekstreme varfërie, në një barakë fatura e dritave dhe ujit i shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra.
Përmes një statusi në Facebook, Kuçi shprehet se kjo është çnjerzore, duke shtuar se Rilindja vendos fatura të larta ndaj banorëve me dëmtime nga tërmeti që jetojnë në baraka.
Statusi i saj:
SKANDAL/ Z. Ilir Fili nga fshati Gjuricaj, që qarkun e Durrësit, jeton në varfëri ekstreme, pa banesë, vetëm në barake dhe me një llambë për ndriçim. Ndihma e vetme që ka vjen nga një organizatë e huaj bamirësie ndërsa shteti ynë e ka zhytur edhe më thellë në varfëri me fatura të kripura të ujit dhe fatura të energjisë deri në 80 mijë lekë të vjetra.
Kjo është çnjerëzore. “Rilindja” e pamëshirshme. Vendos fatura të larta ndaj banorëve me dëmtime nga tërmeti që jetojnë në baraka.