Connect with us

Aktualitet

Formularët e dekriminalizimit/ Rama rrezikon përjashtimin nga zgjedhjet, Basha me mangësi të vogla. Ja çfarë ka fshehur kryeministri

Published

on

Dy kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë pasaktësi në deklarimet e bëra në formularët e demokriminalizimit, që janë dërguar në KQZ.

Në një vëzhgim që A2 i bëri formularëve të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bien në sy disa pasaktësi. Madje Edi Rama mund të akuzohet për deklarim të rremë në formularë pasi kreu i qeverisë, në seksionin ku kërkohet deklarimi i të dhënave në rast të qëndrimit më shumë se një muaj jashtë vendit ka shënuar “JO”.

Mesa duket, kryeministri që kërkon një mandat të tretë ka harruar se për një periudhë katër vjeçare ka jetuar në Francë përpara se sa të futej në rrugëtimin e tij politik në vitin 1998.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka mangësi më të vogla pasi ka deklaruar se ka jetuar jetuar për 7 vite në Holandë, nga viti 1993 deri në vitin 2000 e më pas katër vite në Prishtinë përpara se sa të vinte si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2005.

Por në seksionin ku kërKohet deklarimi i adresës së banimit, Basha ka vendosur vetëm qytetet, Utrecht dhe Prishtinë.

Këto mangësi nuk janë kapur as nga KQZ e as nga vetë partitë të cilat patën dy herë mundësi pë rtë korrigjuar dokumentacionet e kandidimit.