Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Familjari: Brenda qendrës tregtare të përfshirë nga zjarri ndodhet dhe një 17-vjeçar

Published

on

Një denoncim i fortë është bërë sot në emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News 24’, ku thuhet se brenda qendrës tregtare që u përfshi nga flakët është dhe një 17-vjeçar.

Ky fakt u bë i ditur në një lidhje direkte nga gazetarja Anila Ahmataj, e cila kishte biseduar me një familjarin e të riut të zhdukur.

Kushëriri i 17-vjeçarit kishte pohuar se ai ishte duke shkarkuar mallin kur godina u përfshi nga flakët, ndërsa nuk kanë mundur që të komunikojnë me të.

Ndërkohë që përgjegjësi i këtij biznesi ka pohuar krejt të kundërtën, pasi në listat e tij nuk figuronte emri i 17-vjeçarit. Kujtojmë se në godinë ndodhet shefi i sigurisë, Arjan Sala.