Connect with us

Aktualitet

“Nuk jemi armiq”, Stresi flet për herë të parë për arsyen pse bëri paqe me Noizy-n

Published

on

Largimi i Stresit drejt Anglisë dhe projektet e fundit muzikore nuk ishin të vetmet gjëra që e bënë Stresin të përflitej në media. Pak javë më parë, krejt papritur Stresi la të kuptohej se kishte përmbyllur kapitullin e armiqësisë disa vjeçare me Noizy-n.

Së fundmi, në një intervistë për “Prive”, reperi ka treguar arsyen pse i ka sheshuar mosmarrëveshjet me të, ndërsa theksoi se nuk e ka patur kurrë armik. Më tej, ai la të kuptojë se rregullimi i raportit me Noizy-n, ka ndryshuar gjërat me disa miq të dikurshëm.

Kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Tani jemi në moshë të madhe dhe njerëzit kanë dasht me na parë keq mua dhe atë.

Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.